Edicioni i dytë i “HI-FI” – fundjava e filmave 30 maj – 1 qershor në FAD

од admin_kult

Fakulteti i Arteve të Dramës organizon edicionin e dytë të festivalit të filmit studentor “HI-FI” i cili fillon nesër.

“HI-FI” është platformë ndërkombëtare filmash e krijuar nga studentët për studentët. Ai shërben si “trampolinë” për promovimin e studentëve nga departamentet e filmit në zhvillimin e tyre në profesionistë.

Programi për edicionin e dytë do të fillojë në Skenën Akademike me “Meet the new kids”, aktivitet i dedikuar për prezantimin e brezit të ri të regjisorëve nga Fakulteti i Arteve të Dramës. Për më tepër, festivali do të hapet zyrtarisht me kinemanë në qiell të hapur- shfaqje e filmit kult “HI-FI” me regji nga Vlladimir Bllazhevski në parkingun midis FAD dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike/Elektrike.

Hyrja në të gjitha ngjarjet është falas. Programi dhe orari i gjenden në rrjetet sociale të “HI-FI” dhe Skenës Akademike.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе