Edicioni i 63-të i festivalit “Vera e Ohrit”, madhështore dhe i suksesshëm

од admin_kult

Ka përfunduar një tjetër “Verë e Ohrit”, e 63-ta me radhë, e cila edhe këtë vit solli një program të shkëlqyer muzikor dhe dramatik. Një tjetër edicion i suksesshëm i festivalit që e përforcoj Ohrin në hartën botërore të ngjarjeve kulturore me rëndësi të veçantë.
Publiku patën mundësinë të ndiqnin disa shfaqje që nxirrnin në pah vazhdimësinë kulturore dhe shpirtërore të festivalit, hapja e të cilit u shënua me performancën e divës së operas, sopranos Anxhela Gjeorgjiu, e shoqëruar nga Orkestra e OBN-së.
E shtrire ne mënyre luksoze rreth Teatrit madhështor Antik, mjedisit akustik të kishës së “Shën Sofjës”, Saraj i Poshtëm – një nga skenat më të bukura në qytet, por edhe në vende të tjera, sivjet “Vera e Ohrit” dhe Ohri ishin nikoqir i shumë emrave eminent vendas dhe ndërkombëtare artistik, aktorë, punëtorë teatri, solistë, koristë, muzikantë…
“Vera e Ohrit” dhe Ohri në dyzet ditët e kaluara pritën aktorin e njohur amerikan Xhon Mallkoviç; Teatrin Kombëtar të Beogradit; virtuozin dhe kompozitorin egjiptiano-australian i oud-it Josef Tavadros; vokalistja e mrekullueshme Zhuana Amendoira; artistët nga dueti i pianos “Gelebeshevi”; klarinetistin Pabllo Baragan; kuartetin e harqeve “Emilios Riadis”; INQK Teatri “Jordan H.K. Gjinot” i Velesit dhe Teatri Dramatik “N.O. Masalitinov” nga Pllovdivi, Republika e Bullgarisë, me projektin e bashkë-produksionit “Eduard II”; Teatrin e Novi Sadit me shfaqjen teatrore “Ana Karenina”, ansamblin OBN-së me baletin “Zonjat nga Avinjon”…
Krijimet e tyre, të ardhura nga valët e liqenit të Ohrit, e bënë madhështorë dhe të suksesshëm edicionin e 63-të të festivalit “Vera e Ohrit”, dhe këtë e vërtetoi interesimi dhe frekuentimi rekord i të ftuarve nga vendi, por edhe nga Anglia, Franca, Serbia, Suedia, Belgjika, Australia, Brazili, Izraeli, Greqia, Mali i Zi, Turqia, Holanda…

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе