Me rastin e 5 Nëntorit – Ditës botërore të gjuhës rome, në Qendrën kulturore- arsimore “Laboratorium” në mbrëmje nga ora 18:30 mbahet manifestimi “Dëgjo në gjuhën rome” (Shun Romane).
Organizator i aktivitetit është Qendra kulturore dhe mediatike rome “Barikanipe”, në bashkëpunim me Institutin për kërkime dhe analiza të politikave “Romalitiko” dhe Shoqatën e dashamirëve të folklorit rom “Romano Ilo”.
Veprimtaria do të përfshijë panel diskutimi në gjuhën rome, shfaqje kreative dhe do të ekspozohet bibliotekë me libra në gjuhën rome.