-Dhjetë vitet e para jane më të vështirat- është mendimi që më së shpeshti dëgjohet tek popoulli, ndërsa cdo gjë më pas është këngë. Të jemi të sinqertë- për ne edhe këto dhjetë vite ishin si një këngë. Për këtë shkak me gëzim të madh do të presim 27 marsin të vitit 2022 dhe në Ditën Botërore të teatrit do të hyjmë ne dekadën e dytë të Teatrit të Komedisë.
Si Institucion Kombëtar, Teatri i Komedisë u themelua në nëntor të vitit 2011, dhe hapja zyrtare u shënua me premierën e shfaqjes “Ah, dashuria ime” me regji të Kole Angellovskit në Ditën Botërore të Teatrit – 27 Mars të vitit 2012. Dy vitet e para Teatri i Komedisë realizoi programin në skenën e Teatrit Dramatik – Shkup, e më pas e gjeti shtëpinë në objektin e Qendrës Teatrore.
Supozimi kryesor për themelimin e Teatrit të Komedisë ishte dhe ende është që të mundësohet ofertë më e madhe teatrore me ekzistimin e teatrit me zhanre të caktuara në vend, me repertor që do të ketë premiera të shumta nga autorë maqedonas, komedi nga klasikët e letërsisë botërore dhe komedi bashkëkohore nga dramaturgjia botërore. Në këto dhjetë vite në skenën e Teatrit të Komedisë janë vendosur 33 premiera dhe shfaqjet kanë pasur 922 interpretime. Komedia është një nga teatrot më të vizituara me numër të përgjithshëm prej 258,292 shikues.
Si shenjë falenderimi për regjisorin e parë të Teatrit të Komedisë, Kolle Angelovski, një nga ulëset e publikut mer pllaken me mbishkrim: Kolle Angellovski, regjisori i parë në T. e Komedisë, 27.03.2012, „Ah, dashuria ime“.
Bashkë me Teatrin e Komedisë, në këto dhjetë vite është rritur dhe pjekur i gjithë ekipi i aktrimit dhe i skenës. Teatri i Komedisë deri më tani ka fituar 21 çmime në festivale vendase dhe ndërkombëtare. Me kënaqësi të madhe organizojmë Festivalin ndërkombëtar “Hëna e zhveshur”, i cili mbahet në ambient të hapur.
Teatri i Komedisë tashmë është ndër teatrot që kanë hapur dyert për të gjitha kategoritë e qytetarëve. Gjithashtu, për përmirësimin e kushteve për qasje dhe për ndjekjen e pandërprerë të performancave nga personat me aftësi të kufizuara, janë realizuar disa projekte.
Entuziazmi dhe dëshira për zbulimin e sfidave të reja janë edhe më të përforcuara tani, kur kemi dhjetë vite eksperience. Në kohë të vështira më vështire është që të buzëqeshin njerëzit, të dalin nga grija e realitetit dhe të hyjnë në hapsirë ku të gjithë problemet do të shikonin me buzëqeshje. Publiku i shumtë dhe besnik i Teatrit të Komedisë tani më e di ku dhe me kë do të hyjë ne zonën e sigurtë të gëzimit dhe kënaqësisë së jetës.
Çdo hap përpara është i kushtëzuar nga gjurmët që kemi lënë pas. Në prag të Ditës Botërore të Teatrit, ju ftojmë në shfaqjen “Mallkimi i Skotjes” me regji të Sinisha Evtimov më 25 dhe 26 mars në Teatrin tuaj të Komedisë.
(Lajmërim integral për publikun nga IK Teatri i Komedisë)