“Cuban Fire” titullohet koncerti i Orkestrës Nacionale të xhazit, i planifikuar për sot (20 shkurt) në Filarmoninë, me fillim nga ora 20:00 dhe mban emrin e albumit me të njëjtin emër të drejtuesit, pianistit, kompozitorit dhe aranzherit amerikan të xhazit, Stan Kenton. Koncerti fokusohet në muzikën afro-kubane dhe kombinon muzikën e grupit të madh me ritmet dhe meloditë kubane.
Repertori përfshin disa nga kompozimet më domethënëse të Kenton, duke përfshirë albumin Cuban Fire, kryevepër e vërtetë e grupit të madh që kritikët e përshkruajnë si “shkrirje emocionuese dhe kinematografike e muzikës kubane dhe të grupit të madh”.
Në koncert, orkestra do të performojë me seksion tunxhi dhe ritmik të përforcuar, gjithçka për një autenticitet më të madh në kapjen e ritmeve dhe melodive afro-kubane që dominojnë repertorin e përzgjedhur.