Çmimi “Risto Shishkov” shkon për Jordan Simonov

од admin_kult

Aktori Jordan Simonov ka marrë çmimin për interpretimin më të mirë në aktrim në edicionin e 31-të të Festivalit të Teatrit të Odës “Risto Shishkov”, i cili përfundoi dje në Strumicë. Është shpërblyer për rolin e Pavles në shfaqjen “Gënjeshtra” nga Florian Zeller, me regji të Besfort Idrizit, interpretuar nga Teatri Kombëtarë i Maqedonisë nga Shkupi.

Çmimi përbëhet nga medaljon i artë me imazhin e Shishkovit, çmim në të holla në vlerë prej 1500 euro dhe pllakë që do t’i dorëzohet atij shtesë.

Vendimin e jurisë së festivalit e ka shpjeguar kryetarja, laureatja e vitit të kaluar Darja Rizova, ndërsa performancën e aktorëve përveç saj e kanë vlerësuar edhe Ivan Dodovski, profesor në Universitetin “Amerikan Kolegj” dhe Mimi Tanevska, profesoreshë në Fakultetin e Arteve Dramatike – Shkup.

– Jordan Simonov, me mjete aktrimi të përzgjedhur me kujdes, arrin të realizojë rol të fuqishëm dhe kuptimplotë. Ai tregon  ndjenjë të veçantë të lojës së partnerit dhe udhëheq me mjeshtëri personazhin, i cili fsheh sekrete brenda vetes – nga naiviteti i dukshëm deri te pabesia e thellë. Me aftësinë e tij për të transformuar, Jordan Simonov dominon skenën, duke luajtur në mënyrë subversive me pritjet e publikut, në kufirin mes komikes dhe të pabesueshmes, mes gënjeshtrës dhe së vërtetës – tha Rizova.

Krahas çmimit kryesor, komisioni i jurisë vendosi të akordojë një çmim special për aktor të ri, si nxitje për gjeneratat e reja të aktorëve për të kultivuar shprehjen e teatrit të Odës. Darian Petrov e mori çmimin për shprehjen e vazhdueshme të Pinterit si aktor në ndërtimin e personazhit të Mekken-it në shfaqjen “Ditëlindja” nga Harolld Pinter, me regji të Vasill Hristov, interpretuar nga Teatri Kombëtar i Shtipit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе