Çmimi Ndërkombëtar “Po për Artin” për ministrin Zoran Llutkov

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, është fituesi i çmimit ndërkombëtar “Po për Artin”, i dhënë nga juria e Çmimeve Ndërkombëtare të Teatrit Mesdhetar, të organizuara nga gazeta e njohur teatrore “Theater Newspaper”.

Çmimi është njohje e kontributit të tij të përgjithshëm në fushën e arteve teatrale – nga arsimimi dhe aktrimi i tij, përmes udhëheqjes artistike dhe institucionale, deri te organizimi i festivaleve ndërkombëtare teatrale që kanë lënë gjurmë në skenën kulturore në Maqedoni.

Juria monitoroi dhe vlerësoi kontributet në teatër në shtatë rajone mesdhetare të Turqisë dhe shtatë vende jashtë vendit, duke shpërblyer figura të shquara që lanë një gjurmë të rëndësishme në periudhën 2024–2025.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet në Antalia, si pjesë e evenimentit që do të zhvillohet nga 19 deri më 21 shtator 2025 kure ministri Llutkov është planifikuar të marrë çmimin në ceremoni që do të mbahet më 20 shtator.

Njohja përfaqëson konfirmim ndërkombëtar të përkushtimit të tij të gjatë për të afirmuar artin teatral si vlerë kulturore si dhe angazhimin e tij në promovimin e diplomacisë kulturore të Maqedonisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе