Ka përfunduar festivali i filmit “Përtej liqenit” në Dojranin e Vjetër. Me shfaqjen e pesë filmave të metrazhit të gjatë, nga të cilët katër filma artistikë dhe një dokumentar, festivali, i cili është i vetmi i këtij lloji në Maqedoni, ofroi program për shijen e të gjithëve, në natyrë, në brigjet e liqenit të Dojranit.
Filmi me metrazh të shkurtër “A je burrë” fitoi çmimin për regjisorin më të mirë në festivalin “Përtej liqenit” në Dojran. Është çmimi i parë vendor, të cilin e ka marrë producentja Ivana Shekutkoska.