Në Galerinë MC në Nju Jork sot, më 11.02.2023 (e enjte), në ora 18:00 do të hapet ekspozita artistike “Cikli 19 II” i artistes akademike Hristina Zafirovska.
Hristina Zafirovska përmes veprave të saj e prezanton realen dhe të padukshmen me sy të lirë në mënyrë abstrakte dhe piktoreske, të nxitur nga ndryshimet në rrjedhën e jetës, të shkaktuara nga pandemia.
Zafirovska deri më tani ka realizuar disa projekte individuale, të cilat janë prezantuar në Gjermani, Francë, Bullgari, Turqi dhe në shumicën e qyteteve të vendit.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore dhe Informative të Maqedonisë në Nju Jork.