Me shfaqjen “Alisa në vendin e frikës” nga Eva Mahkoviq, me regji të Aleksandar Popovskit dhe interpretim të Teatrit të Dramës Jugosllav nga Beogradi, Serbi, edicioni i 64-të i festivalit do të mbyllet solemnisht në mbrëmjen (20 gusht) në skenën e Teatrit Antik të Ohrit.
Teksti dramatik i “Alisa në vendin e frikës” është frymëzuar nga episodet e librit “Alisa në vendin e frikës” të Luis Karroll. Skenografia është e “Numen/For Use” dhe Vanja Magjik, kostumografe është Mia Popovska, muzika e Marjan Neçak. Në rolet luajnë: Milena Radulloviq, Nebojsha Ljubishiq, Slloboda Mikaloviq, Radovan Vujoviq, Milan Mariq, Jovana Beloviq, Iva Manojloviq, Tamara Sustiq, Denis Muriq. Performanca nuk është e destinuar për persona nën 14 vjeç.