Kinematografisti francez Bruno Delbonel është fitues i çmimit “Kamera e Artë 300 për arritje jetësore” në edicionin jubilar të 45-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki”, i cili do të mbahet nga 21 deri më 27 shtator në Manastir.
Bruno Delbonel është një nga mjeshtrit më të mëdhenj të kamerës filmike, i cili vazhdimisht krijon bukurinë vizuale të filmit. Çmimet dhe nominimet janë vetëm konfirmim më shumë i veprës kreative të Bruno Delbonel: gjashtë nominime për Oscar, katër nominime BAFTA, dy çmime të Shoqatës prestigjioze amerikane të kinematografëve dhe tre nominime të Shoqatës, një çmim në Oscar-ët evropian dhe shumë të tjera.
Delbonel u nominua për herë të parë për Oskar në vitin 2002 për filmin “Fati i çuditshëm i Amelie Poulin”, por para kësaj, në vitin 2001 në festivalin në Karlovy Vary fitoi Globin Kristal për këtë film.
Në vitin 2005, Delbonel u nominua përsëri për Oscar për filmin “Fejesa shumë e gjatë” kurse në vitin 2010 për filmin “një nga filmat vizualisht më efektivë” në serinë e Harry Potter, “Harry Potter dhe princi me gjysmë gjaku”.
Kinematografisti, fitues i çmimeve “Vëllezërit Manaki” të këtij viti ka gjithashtu nominime për Oscar për filmin “Brenda Llewyn Davies”, “Ora më e errët” dhe “Tragjedia e Makbethit”.
Këtë vit, për nder të edicionit të 45-vjetorit të “Vëllezërit Manaki”, pritet të marrin pjesë edhe fituesit e mëparshëm të çmimit “Kamera e Artë 300 për arritje jetësore”.