BNU shënon Ditën botërore të librit dhe të së drejtës së autorit

од admin_kult

Biblioteka Nacionale Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” – Shkup, sot do ta shënojë Ditën botërore të librit dhe të së drejtës së autorit, e shpallur nga UNESCO në vitin 1995.

Në këtë ngjarje do të lexohet mesazhi botëror për librin nga Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, si dhe mesazhi maqedonas për këtë vit, i shkruar nga Prof. Dr. Sllavica Veleva.

Kjo datë shënohet në mbarë botën më 23 prill çdo vit, si një datë simbolike në letërsinë botërore, sepse pikërisht këtë ditë lidhen emra të shquar të fjalës së shkruar – Miguel de Cervantes, William Shakespeare, Lope de Vega. Ideja bazohet në një zakon të lashtë katalanas për të dhuruar libër  dhe trëndafil, njoftoi Biblio­teka  për ngjarjen që edhe këtë vit e organizon me mbështetje të Ambasadës së Spanjës në Shkup.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе