Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska gjatë vizitës së saj në Riad, dje pati takim me shefen e Departamentit për Evropë dhe Amerikën e Veriut në Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berta de Sankristobal.
Nga delegacioni maqedonas, në takimin e punës morën pjesë ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kaja Shukova dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Trashëgimi Kulturore, Zoran Pavllov, si dhe Besiana Kadare, ambasadore, delegate e përhershme e Republikës së Shqipërisë në UNESCO, dhe në mesin e të pranishmëve ishin përfaqësues nga organet konsultative të UNESCO-s ICOMOS dhe IUCN.
Kostadinovska-Stojçevska theksoi se hapat e mëtejshëm që do të pasojnë në lidhje me detyrimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë janë diskutuar, pas vazhdimit të vendimit pozitiv të Komitetit të Trashëgimisë Botërore, në seancën e 45-të në Riad, që rajoni i Ohrit mbetet në listën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore me vlerë të jashtëzakonshme universale.
Ajo shtoi se në takim u konstatua se për të ruajtur statusin prestigjioz, dy vendet mike duhet të fokusohen së bashku në zbatimin e rekomandimeve dhe obligimeve, sepse në mënyrë të barabartë ndajnë përgjegjësinë për Liqenin e Ohrit. Dhe në të njëjtën kohë, duke ndarë bukuritë natyrore të këtij rajoni jashtëzakonisht unik me trashëgimi të pasur kulturore dhe arkeologjike.
Shefja e Departamentit për Evropën dhe Amerikën e Veriut në Qendrën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Berta de Sankristobal, theksoi si veçanërisht të rëndësishme misionin e ardhshëm Monitorues Reaktiv të Qendrës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Organeve Konsultative, i cili duhet të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. Misioni do të jetë në lidhje me zbatimin e rekomandimeve dhe masave të përcaktuara për rehabilitimin e Rajonit.
Bashkëbiseduesit e pranishëm në takimin e punës reciprokisht ranë dakord që pas dorëzimit të raportit të përbashkët në fillim të vitit, ekipet e ekspertëve do të vazhdojnë të punojnë intensivisht dhe në mënyrë të koordinuar dhe të veprojnë në drejtim të zbulimit dhe ballafaqimit me faktorët që kanë ndikim negativ në veçoritë dhe vlerat natyrore që zbukurojnë rajonin.