Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe ajo e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ishin mysafirë në Muzeun Arkeologjik në Shkup, së bashku me fëmijët nga Qendra për persona të pastrehë nga Çiçino Selo dhe nga qendrat ditore për fëmijët në rrugë nga Kisella Voda dhe nga Shuto Orizari.
Drejtoresha e Muzeut, Sllavica Babamova, në mënyrë piktoreske të përshtatur për moshën e fëmijëve, i njohu “arkeologët e vegjël” me objektet e gjetura arkeologjike që u ekspozuan në ekspozitën “Stibera, 70 vjet kërkime arkeologjike”.
Të rinjtë kaluan kohë duke lexuar në këndin e parashikuar për fëmijët së bashku me dy ministret, të cilët u dhuruan libra me figura të autorëve maqedonas. Në të njëjtën kohë, ata përvetësuan njohuri të reja për trashëgiminë kulturore arkeologjike maqedonase përmes librave me figura të përshtatshme tematike të dedikuara për fëmijë.
Kostadinovska-Stojçevska theksoi se është e rëndësie të veçantë zhvillimi i shprehive të leximit që nga mosha e hershme dhe kjo do të kontribuojë që më të rinjtë të futen në botën e fantazisë, tregimeve dhe të stimulohet kreativiteti i tyre. Ndër prioritetet e Ministrisë së Kulturës është botimi i letërsisë për fëmijë me qëllim mbështetjen e botimit të librit. Kostadinovska-Stojçevska shtoi se kemi bollëk të autorëve të rinj të cilët i përkushtohen krijimtarisë letrare për fëmijë dhe Ministria e Kulturës do të vazhdojë të mbështesë veprën autoriale të tyre edhe në të ardhmen.