Bashkëpunimi mes vendit tonë dhe Turqisë është urë lidhëse që mundëson marrëdhënie më të mëdha miqësore

од admin_kult

Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, i cili po qëndron për vizitë në Izmir, ka pasur sot takim me kryetarin e Komunës së Karshijakës, Xhemil Tugaj, si dhe me kryetarin e Komunës së Turgutllusë, Çetin Ankin.

Në takimet me kryetarët e komunave, Luçi theksoi se është nder dhe kënaqësi e madhe për të që ndodhet në Turqi në një datë të rëndësishme siç është festimi i 100-vjetorit të Turqisë moderne.

Në takimet me kryetarët e komunave Tugaj dhe kryetarin Akin, i cili vjen nga zona e Strumicës, Luçi theksoi se në Maqedoninë e Veriut respektohet veçantia e turqve dhe gjuha e tyre. Gjithashtu u konfirmua bashkëpunimi, veçanërisht në nivelin e vetëqeverisjes lokale ndërmjet dy vendeve.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе