Në datat 12 dhe 13 janar, duke filluar nga ora 20:00, në Opera dhe Baleti Nacional tradicionalisht do të organizohen dy gala koncerte. Për të tretin vit radhazi do të interpretohen arie të njohura operistike dhe do të interpretojnë solistët, kori, orkestra dhe baleti i OBN-së.
Ariet e Çajkovskit, Rosinit, Mocartit, Bellinit, Bizetit dhe kompozitorëve të tjerë do të këndohen nga solistët e Operës Vesna Gjinovska-Illkova, Sandra Mitrovska, Bllagica Pop-Tomova, Nade Talevska, Nikolina Janevska, Biljana Josifov, Aleksandar Josifov, Aleksandar Stefanovski, Marjan Jovanovski, Riste Vellkov, Igor Durllovski dhe Vlladimir Sazdovski.
Regjisor është Dejan Proshev, mjeshtër koncerti Jane Bakevski, mjeshtër kori janë Gjurgjica Dashiq dhe Jasmina Gjorgjeska, kurse koreograf është Sasha Eftimova. Dirigjent i koncertit është i ftuari nga Kanadaja, Kllod Llapllam.