Artistja Maria Pavllovska mori mirënjohje nga fondacioni italian “Efeto Arte” (Effetto Arte Fondazione).
Artistja Maria Pavllovska është shpërblyer me çmimin ndërkombëtar “Leonardo da Vinci, Gold/Edicioni special për vitin 2024” të dhënë nga fondacioni italian “Effetto Arte Fondazione”.
Siç informon Pavlovska, bëhet fjalë për njohje ndërkombëtare për veprën që ndikon në skenën botërore të artit.
“Çmimi është mirënjohje për ata që e ngritin ekzistencën tonë në një nivel më të lartë me bukurinë ose frymëzimin e talentit të tyre krijues. I jepet një artisti, skulptori, krijuesi apo vizionari i njohur, puna e të cilit paraqet një kontribut të rëndësishëm në trashëgiminë artistike të botës”, thotë Pavllovska.
Juri-komisioni që jep çmimin përbëhet nga anëtarë të Fondacionit Efeto Arte: Presidenti Sandro Seradifiko dhe kuratorë Françesko Severio Ruso (historian arti) dhe Sallvatore Ruso (ekspert në skenën botërore të artit).
Në Muzeun Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë “Leonardo da Vinçi” në Millano më 13 prill të këtij viti u bë ndarja e Çmimit Ndërkombëtar të Artit “Leonardo da Vinci, Gold/Special Edition”. Çmimi përbëhet nga një statujë përkujtimore, një trofe dhe një libër katalogu i veprave të artistit.