Në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Shkup më 26 shtator në ora 20 do të hapet ekspozita e artistëve rumunë me famë botërore Dan dhe Lia Perzhovski.
Dan Perzhovski do të prezantojë projektin artistik “Lajme të ripërtërira” ndërsa Lia Perzhovski bashkëprojektin “Set për mbijetesë (përzgjedhje nga Muzeu i dijes)”. Në kuadër të ekspozitës do të ekspozohen edhe vizatimet që Dani i ka dhuruar MAB- Shkup.
Pas mbërritjes në Shkup, artistët rumunë me famë botërore Dan dhe Lia Perzhovski tashmë janë duke pikturuar muret e Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup. Ndryshe, ata deri më tani kanë pikturuar muret në MoMA New York, Tate Modern në Londër, Centre Pompidou-Beaubourg në Paris, Muzeun Van Abe në Eindhoven…
Para hapjes zyrtare të ekspozitës, në orën 19.30, Dani dhe Lea do të bëjnë tur në muze për vizitorët që janë të interesuar të përjetojnë nga afër praktikën e tyre artistike, e cila po i shtyn kufijtë e artit bashkëkohor sot.