Në skenën verore “Sllavisha Kajevski” në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë, në mbrëmje (2 tetor) me fillim nga ora 21:00 do të mbajë koncert rok grupi i kultit maqedonas “Arhangell”.
Koncerti i titulluar “Maqedonishtja tingëllon më mirë – Edicioni 4” është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Teatri Kombëtar i Maqedonisë dhe do të mbyllë zyrtarisht edicionin e parë të skenës verore “Sllavisha Kajevski”.
Biletat janë të disponueshme si gjithmonë në shitje online përmes faqes së TNM-së, www.mnt.mk si dhe në biletari, çdo ditë pune nga ora 12:00.