Ansambli Shtetëror i Valleve dhe Këngëve Popullore Shqiptare, me ftesë të autoriteteve të rajonit Akaba, po viziton Mbretërinë e Jordanisë.
Me shfaqjet e ansamblit shtetëror në Jordani u prezantua për herë të parë arti folklorik i vallëzimit, vokalit dhe vokalo-instrumental shqiptar.
Shfaqja e Ansamblit Shtetëror të Valleve dhe Këngëve Popullore Shqiptare në Akaba realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Mbretërisë së Jordanisë.