I.N “Ansambli Muzikor i Republikës së Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, të shtunën (28.12.2024), në Qendrën e Kulturës “Iljo Anteski Smok”, në ora 19:00 do të mbajë koncert për Vitin e Ri.
Në koncert do të interpretohen hitet më të mëdha pop nga grupe dhe solistë të famshëm si Sting, Michael Bublé, Tina Turner, Andea Bocelli dhe shumë të tjerë. Solistët do të interpretojnë: Fjolla Ibrahimi, Leotrim Zejnulla, Elita Ziberi, Shpëtim Mustafa dhe Vullnet Neziri. Dirigjent është Premtim Etemi.
Nesër në mbrëmje, në ora 20:00, Shkolla Shtetërore e Muzikës “Todor Skaloski – Tetoec” së bashku me Ansamblin e Muzikës, organizojnë koncertin e talenteve të rinj për të mbështetur dhe promovuar artistët e rinj që kanë arritur suksese të rëndësishme në garat ndërkombëtare.
Orkestra e të rinjve do të drejtohet nën dirigjentin e Agona Çupit, ndërsa drejtor artistik dhe koordinator i projektit është profesori dhe pianisti i njohur Shkëlzen Baftiari.
Në program do të interpretohen vepra të njohura të kompozitorëve të muzikës klasike kurse koncerti duhet të shërbejë si skenë ku artistët e rinj dhe me perspektivë do të demonstrojnë aftësitë dhe virtuozitetin e tyre artistik.
Koncertet zhvillohen nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe hyrja në të dy koncertet është falas.