Filmi maqedonas “Amvisëri për fillestarët” me regji të Goran Stolevskit është kandidati maqedonas i sivjetshëm për çmimin “Oscar për film me metrazh të gjatë më të mirë ndërkombëtar”.
Vendimi është marrë nga Komisioni përzgjedhës pranë Shoqatës së punëtorëve të filmit të Maqedonisë, i pranuar dhe miratuar nga Akademia Amerikane e filmit, artit dhe shkencës, në përbërje prej Igor Ivanov – regjisor dhe kryetar i komisionit, Kastriot Avdili – producent dhe regjisor, Ana Stojanovska – aktore, Marina Koloska – operatore, Lidia Mojsovska – regjisore, Emilia Ivanovska-Atanasovska – kostumografe, Ebru Musli – aktore dhe Rade Vasilev – kostumograf.
Për kandidaturën konkurruan edhe filmat: “M” me regji të Vardan Tozias dhe “Shumë-eksponuar” me regji të Eleonora Veninova.
“Amvisëri për fillestarët”, me regji dhe skenar nga Goran Stolevski, dhe prodhim i “List Production” – Shkup, së fundmi pati premierën botërore në edicionin e 80-të të Festivalit të filmit në Venecia, ku fitoi çmimin “17. Queer Lion”, dhe filmi do të shfaqet premierë në hapjen vjetore të Festivalit të vëllezërit Manaki.