Ambasada e Spanjës në Shkup organizon koncert me rastin e 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Spanjës dhe Maqedonisë së Veriut, i cili do të mbahet në mbrëmje me fillim nga ora 20:00 në sallën e Odës së Filarmonisë.
Në koncert do të performojnë artistë të njohur maqedonas – pianisti Dino Imeri dhe orkestra e Odës “ID Chamber Orchestra”, e drejtuar nga maestro Diana Imeri Ilkoska.
Programi përfshin vepra të kompozitorëve maqedonas dhe spanjollë Tomisllav Zografski, Vanja Gjumar Nikollovski, Diana Imeri Ilkoska, Damir Imeri, Manuel de Falja, Frederic Mompu dhe Isaac Albenis. Disa prej veprave do të kenë premierën e tyre në Shkup dhe atë botëror, njoftojnë nga Ambasada e Spanjës në Shkup.