Më 23 korrik do të fillojë realizimi i festivalit udhëtues ndërdisiplinor dhe multimedial me titull “Amalgama kulturore”, organizuar nga Qendra Informative Kulturore nga Shkupi.
QIK e organizon festivalin në bashkëpunim me qendrat kulturore përkatëse nga vendi. Sipas organizatorëve, festivali synon të hapë dyert për një decentralizim real dhe të rrënjosur të kulturës në Maqedoni, duke vendosur bazat e bashkëpunimit dhe ngritjen e vetëdijes kulturore, në mjedise të ndryshme nëpër qytete të ndryshme.
Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës.