Juria e edicionit të 70-të të Teatrit Sterina Pozorje në Novi Sad, e përbërë nga Vanja Ejdus, aktor dhe president, Drazhen Ferençina, regjisor, Fedor Shili, dramaturg, Petar Grujiçiq, ekspert i teatrit dhe Gjorgje Kosiq, dramaturg, në seancën përfundimtare, të mbajtur mbrëmë vonë, vendosi t’ia japë Çmimin Special Steriina për Aktrim Kolektiv ansamblit të shfaqjes “Përfaqësuesi i popullit” nga Branislav Nushiq, me regji nga Egon Savin, prodhuar nga Teatri Kombëtar i Maqedonisë.

Ky është një çmim që feston jo vetëm aftësitë aktruese, por edhe bashkimin që lind në skenë– bashkimin në procesin krijues, si dhe forcën e energjisë kolektive që jeton gjatë gjithë kohëzgjatjes së shfaqjes.
Urime për Aleksandar Mikiq, Darja Rizova, Toni Mihajllovski, Jordan Simonov, Tanja Koçovska, Aleksandar Mihajllovski (me zë të incizuar): në prapavijë Dejan Stamçevski, Sinan Rakip, Skender Berisha, Zekirija Alim, Mirosllav Atanasovski, Martin Kitanovski dhe Husein Halili dhe të gjithë ekipi prapa skenës.