Një duartrokitje 15 minutëshe në skenën e Teatrit Kombëtar në Budapest përshëndeti ekipin teatral bullgaro-maqedonas që krijoi shfaqjen “Pa gjak”, bazuar në romanin e Alessandro Barricos.
Shfaqja jo vetëm që e plotësoi programin e Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit MITEM, por me të drejtë u shënua si kulmi i të gjithë edicionit të festivalit.
Shfaqja është projekt midis Teatrit të Dramës- Plovdiv dhe Teatrit të Dramës “Jordan Haxhikonstantinov- Xhinot”- Veles, në kuadër të projektit ndërkombëtar “Manifest”, i mbështetur nga Ministritë e Kulturës të Maqedonisë dhe Bullgarisë, si dhe partnerë të tjerë kulturorë.