Today It’s All About Jazz për herë të nëntë në Shkup

од admin_kult

30 prilli u shpall Dita ndërkombëtare e xhazit më 30 prill 2011 nga UNESCO. Ideja erdhi nga pianisti i xhazit Herbie Hancock, i cili është Ambasador i vullnetit të mirë të UNESCO-s.

Kjo ditë festohet me koncerte, punëtori, programe edukative dhe shfaqje publike në më shumë se 190 vende të botës, duke bashkuar komunitete, shkolla, artistë dhe entuziastë në të gjithë botën. Xhazi feston diversitetin kulturor, promovon paqen dhe dialogun ndërkulturor, inkurajon barazinë gjinore dhe thekson lirinë e shprehjes.

Këtë vit, festimi qendror i Ditës së xhazit do të zhvillohet në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Eventi do të drejtohet nga pianisti legjendar Herbie Hancock dhe do të dirigjohet nga fituesi i çmimit Oscar Jeremy Irons, dhe do të përfshijë numër të artistëve më të njohur të xhazit në botë, përfshirë Kurt Elling, Diddy Bridgewater, Marcus Miller, Arturo Sandoval, Danilo Perez dhe të tjerë.

Në vendin tonë, eventi qendror me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Xhazit do të zhvillohet në dy lokacione: Parku “Ibni Pajko” dhe Teatri Kombëtar Maqedonas – Shkup, në organizim të Orkestrës Kombëtare të Xhazit..

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе