Në Qendrën Kulturore Informative në Zagreb dje, publiku pati mundësinë ekskluzive të ndjekë ngjarjen unike kulturore multimediale, në kuadër të së cilës, me rastin e 22 prillit, Ditës së Tokës, u hap ekspozita “Rubini maqedonas – rrezja e fuqishme e zemrës sonë”, e më pas u zhvillua koncert etno nga grupi “Bakllava”.
Në fillim të manifestimit fjalën përshëndetëse mbajti drejtoresha e QKI-së, Mimi Gjorgoska Ilievska.
Ekspozita realizohet nga QKI-së së Maqedonisë në Zagreb në bashkëpunim me Shoqatën maqedonase “Otkritie”, e formuar në vitin 2023 me aktivitet kryesor – popullarizimin e pasurisë minerale botërore dhe maqedonase. Shoqata “Otkritie” ka në koleksionin e saj mostra të vlefshme të mineraleve natyrore, kristaleve dhe fosileve, duke përfshirë mostër të stromatoliteve të algave 1.8 miliardë vjeçare, të cilat janë forma e parë e jetës në Planetin Tokë. Autorët e ekspozitës janë inxhinierët Dean Shkartov dhe Ilija Petkovski, të cilët kanë promovuar kristale natyrore, minerale dhe gurë të çmuar për dekada të tëra. Ekspozita paraqiti eksponate dhe replika të bëra nga rubini maqedonas. Autori Dean Shkartov foli rreth konceptit të ekspozitës dhe eksponatet e ekspozuara.

Koncerti etno i grupit “Baklava”, i cili feston 20-vjetorin e tij, ofroi program të pasur me këngë tradicionale dhe origjinale të kënduara në shumë gjuhë, të cilat autorja Elena Hristova i përzgjodhi nga i gjithë repertori i “Baklava-s”. Përveç Elena Hristovës, e cila është autore dhe udhëheqëse e projektit, grupi “Baklava” përfshin pesë muzikantë të nivelit të lartë me një karrierë të pasur muzikore dhe shprehje autentike muzikore që “flirton” me stile të ndryshme muzikore nga muzika klasike, pop, rock, xhaz, punk, muzika tradicionale, të cilat transformohen në muzikë botërore.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të qeverisjes lokale në Republikën e Kroacisë, përfaqësues të lartë të Kishës Ortodokse Maqedonase, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të shquar të Qeverisë Maqedonase, onstitucione dhe organizata kroate në Zagreb, si dhe shumë maqedonas që jetojnë, punojnë ose studiojnë në Zagreb.