Me koncertin “Eyes to the Future” të Ema Popivoda – piano dhe Rea Lemnuşa – DJ, sot në Tiranë nis Java e kulturës maqedonase në Shqipëri. Me këtë manifestim, që realizohet për herë të parë në Shqipëri, qyteti i Tiranës do të veshë ngjyrat e kuqe e të verdhë dhe do të ndriçohet me flamuj maqedonas përgjatë bulevardit kryesor.
Gjatë javës do të zhvillohen koncerte me artistë maqedonas, shfaqje teatrore për të rritur e për fëmijë, ekspozitë me veshje popullore maqedonase, promovim librash nga autorë maqedonas, degustim verërash maqedonase dhe promovim të turizmit veror në Maqedoni.
Java e kulturës maqedonase në Tiranë organizohet nga Ambasada e R. e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kulturore e Informative e R. e Maqedonisë së Veriut në Tiranë, me mbështetje nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të R. së Maqedonisë së Veriut, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë dhe bashkia e Tiranës.
Java e kulturës maqedonase në Tiranë, që do të mbahet nga 23–30 prill 2025, ka për qëllim promovimin e kulturës maqedonase, si dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit midis të dy vendeve.
Në kuadër të programit do të realizohen ngjarjet e mëposhtme:
- 23.04.2025 – Koncert “Eyes to the Future” me Ema Popivoda (piano) dhe Rea Lemnuşa (DJ)
- 25.04.2025 – Ekspozitë e veshjeve popullore maqedonase dhe promovim i monografisë “Veshjet Popullore Maqedonase” të Prof. Vlladimir Janevski
- 26.04.2025 – Promovim i verërave maqedonase dhe turizmit veror në Maqedoni
- 30.04.2025 – Shfaqja teatrore “8%?” me regji të Jovica Ristovski