Pianistja amerikane Claire Huangçi do ta hapë edicionin jubilar të 65-të të “Vera e Ohrit”

од admin_kult

Pianistja amerikane me karrierë të shndritshme artistike, Claire Huangçi, do ta hapë edicionin jubilar të 65-të të festivalit “Vera e Ohrit”, më 12 korrik në Teatrin Antik të Ohrit.

Këtë e njoftoi sot drejtori i Institucionit Kombëtar “Vera e Ohrit”, Gjorgji Tuckovski, në konferencë për shtyp ku u prezantua programi i këtij viti. Siç theksoi drejtori tema e këtij edicioni është “Arti transformon”, që tregon fuqinë e artit për të ndryshuar shoqërinë, për të frymëzuar dhe për të krijuar perspektiva të reja.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, theksoi se “Vera e Ohrit” është një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vendin tonë:

“Vera e Ohrit” është shumë më tepër se një festival, është simbol i pjekurisë kulturore të shtetit tonë, simbol i hapjes ndaj botës, simbol i artit të lartë dhe ambasador kulturor i vendit tonë. Edhe këtë vit, festivali do të sjellë program që ruan standardin më të lartë artistik, por edhe hap dyert për perspektiva të reja kulturore. Siç u përmend nga drejtori, do të kemi artistë të rangut ndërkombëtar, solistë, orkestra dhe emra maqedonas që shkëlqejnë në skenat botërore, ansamble teatrale, projekte moderne dhe performance tradicionale.”

Sipas tij, “Vera e Ohrit” është edhe shtytës i madh i turizmit, është festival që jo vetëm promovon kulturën, por edhe nxitet turizmi kulturor, forcon ekonominë dhe e pozicionon Maqedoninë në hartën kulturore dhe turistike të Evropës dhe botës.

“Gjatë ditëve të festivalit, Ohri bëhet qendër e vëmendjes ndërkombëtare. Mijëra vizitorë, turistë, dashamirës të kulturës, artistë dhe media vijnë në Ohër për të ndjerë bashkimin e artit, natyrës dhe historisë,” tha ai.

Kryesuesja e programit muzikor, Simona Gjorgjeva, njoftoi se programi i këtij viti do të ofrojë 29 evente muzikore me më shumë se 300 artistë nga SHBA-ja, Kina dhe Evropa.

Kryesuesi i programit dramatik, Nenad Vitanov, shtoi se festivali “Vera e Ohrit” është konceptuar si platformë artistike ndërkombëtare për promovimin dhe interpretimin e veprave më të mira artistike nga Maqedonia dhe bota.

Festivali zhvillohet nën patronazhin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, Komunës së Ohrit, si dhe shumë sponsorëve, ndihmësve dhe miqve të festivalit.

Programi i 65-të i “Vera e Ohrit” do të publikohet nga sot në faqen zyrtare të festivalit, ndërsa biletat së shpejti do të jenë në shitje në biletarinë fizike të festivalit, si dhe në mënyrë elektronike në kupikarta.mk dhe ruvivo.mk.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе