Veprat artistike nga koleksioni i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Shkup do të ekspozohen në Galerinë Moderne + Muzeun e Artit Bashkëkohor Metelkova në Lubjanë, Slloveni, më 24 prill 2025.
E konceptuar nga 87 vepra nga koleksioni i MAB-it, kryesisht nga autorë maqedonas, ekspozita mban titullin “Endja e botëve: Koleksione në dialog” dhe do të jetë e hapur për dhjetë muaj.