Në mënyrë solemne hapet manifestimi “Gevgjelia- Qyteti i Kulturës për vitin 2025”.
Më 11 prill 2025, me Koncert të Orkestrës Kombëtare të Xhazit, do të hapet zyrtarisht manifestimi “Gevgjelia- Qyteti i Kulturës për vitin 2025”.
Në sheshin e qytetit në Gjevgjeli, me fillim nga ora 19:30, Orkestra Kombëtare e Jazz-it do të performojë me repertor të hiteve të paharrueshme dhe pop- evergreen nga skena muzikore maqedonase dhe botërore.
Këtyre melodive të përjetshme do t’u jepet tingull i ri, unik përmes aranzhimeve të përshtatura posaçërisht për performancën e një grupi të madh kurse publiku do të shijojë gjithashtu performanca të shkëlqyera nga anëtarët e grupit të madh. Dirigjent i koncertit do të jetë Xhijan Emin, ndërsa si solistë vokalë, përveç anëtarëve të big-bandit, do të performojnë Andriana Janevska, Svetllana Jovanovska, Dejan Bobiq dhe Kalina Velkovska.