Llutkov: Radovishi do të ketë qendër moderne multifunksionale dhe muze

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin e vetëqeverisjes lokale Zllatko Perinski dhe kryetarin e komunës Aco Ristov, morën pjesë sot në Radovish në fillimin e rindërtimit dhe shndërrimit të ish “Shtëpisë së mallrave” në qendër multifunksionale dhe muze të këtij qyteti.

“Ky është projekt nga programi i Qeverisë për mbështetjen e projekteve infrastrukturore në fushën e kulturës në Radovish, i cili do të zhvillohet në dy faza.

Për këtë qëllim, qeveria lokale ka përgatitur dokumentacionin e plotë teknik dhe është nënshkruar marrëveshja për zbatimin e fazës së parë. Me zbatimin e projektit, ish-simboli arkitektonik i qytetit do të bëhet vend ku do të prezantohen muzetë e shumtë të këtij rajoni” është shprehur Lutkov në deklaratë për media.

Sipas tij, hapja e qendrës multifunksionale dhe muzeut është e një rëndësie të veçantë për pasurimin e jetës kulturore në Radovish, si dhe për zhvillimin e turizmit në këtë pjesë të vendit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе