“Olivera Nikollova” quhet çmimi për romanin më të mirë të pabotuar për fëmijë dhe të rinj, i cili u vendos për nder të autores së madhe maqedonase dhe “nënës së të gjithë shkrimtarëve maqedonas”, në ditën e lindjes së saj – 11 mars.
Konkursi i parë për çmimin është hapur që më 11 mars dhe do të zgjasë deri më 11 qershor, ndërsa fituesi, i cili do të shpallet në shtator, do të vendoset këtë vit nga e njohura: Olivera Qorveziroska, redaktore dhe shkrimtare; Vesna Mojsova-Çepishevska, profesoreshë universitare dhe Jagoda Mihajlovska-Georgieva, shkrimtare, si anëtarë të jurisë.
Çmimi është themeluar nga shtëpia botuese “Ars Lamina” me mbështetjen e familjes së Olivera Nikollovës (1936 – 2024) kurse synimi është ruajtja e emrit të shkrimtares, por edhe rivitalizimi i një prej zhanreve në të cilat ajo krijoi – romanin për fëmijë dhe të rinj..