Ministri Llutkov vizitoi kompleksin e manastirit “Shën Athanasi” në Leshok

од admin_kult

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot ishte në vizitë pune në Manastirin e Leshokut, qendrën më të madhe shpirtërore në rajonin e Tetovës, ku u takua me Mitropolitin e Tetovës dhe Gostivarit, z. Josif.

Në kuadër të vizitës, ministri së bashku me u.d drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Konservimit, Cvetanka Haxhipecova, njoftoi aktivitetet përfundimtare për konservimin, restaurimin, rehabilitimin dhe rivitalizimin e Konakut të Vjetër, si dhe aktivitetet për konservimin dhe shtresimin e afreskeve të kishës së “Shën Mërisë” me faza të regjistruara nga shekujt 14, 17 dhe 19.

“Dëshiroj të njoftoj se këtë vit do të përfundojë konservimi, restaurimi, rehabilitimi dhe rivitalizimi i Konakut të Vjetër, i cili është pjesë përbërëse e kompleksit të manastirit. Për realizimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të jashtëzakonshme jo vetëm për MKT-në, por edhe për Republikën e Maqedonisë, kemi siguruar 6 milionë denarë dhe presim të përfundojë deri në fund të vitit”, informoi Llutkov.

Ai shtoi se këtë vit si projekt kapital janë siguruar mjete financiare për realizimin e konservimit dhe shtresimit të afreskeve të kishës së “Shën Mërisë” me faza të regjistruara nga shekujt 14, 17 dhe 19.

“Sipas informacioneve të konservatorëve nga Qendra Kombëtare e Studimit të Historisë së Kishës së “Shën Mërisë” dëshmon për vazhdimësinë shekullore të ekzistencës së kësaj pasurie monumentale në kompleksin në Leshok. Deri në fund të vitit pres që zonat me afresket më të vjetra të përcaktohen më gjerësisht dhe të propozohen masa të mëtejshme për përpjekje konservuese”, tha Llutkov.

Mirënjohje për institucionet kompetente për aktivitetet e ndërmarra, shprehu mitropoliti kompetent i Dioqezës Tetovë-Gostivar të KOM – AO, z. Josif, i cili informoi se kompletimi i konviktit të manastirit me kapacitet prej 50 shtretër, i cili së bashku me dhomën përkujtimore të Kiril Pejçinoviqit dhe të gjitha përmbajtjet përcjellëse brenda vetë konviktit, do të jenë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin e turizmit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе