Në Muzeun Arkeologjik do të mbahet sot në orën 12:00 promovimi i katalogut “100 objekte nga koleksionet e Muzeut Arkeologjik”, botim ky që është dëshmi e përkushtimit shumëvjeçar në kërkimin, ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Publikimi është rezultat i punës në grup, dashuri për arkeologjinë dhe dëshirë për edukim dhe frymëzim, thonë nga Muzeu.
Në përgatitjen e katalogut morën pjesë 20 kuratorë kurse botimi u mundësua nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.