Drejtoresha e Qendrës Kulturore dhe Informative Maqedonase në Zagreb, Mimi Gjorgoska Ilievska, në emër të institucionit të saj, pranoi letër mirënjohjeje nga Fakulteti filozofik në Zagreb për bashkëpunimin dhe mbështetjen e suksesshme në studimin dhe mësimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase në interes të forcimit të diplomacisë kulturore me qëllim të mirëkuptimit dhe besimit të ndërsjellë.
Rasti i manifestimit ceremonial, i cili u mbajt në sallën e madhe të Universitetit të Zagrebit, ishte kremtimi i 150 vjetorit të themelimit të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Zagrebit.