Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Llutkov, së bashku me kryeministrin Hristijan Mickovski, ministrin e vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski dhe kryetarin e komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, morën pjesë në fillimin e punimeve për rindërtimin e ish-Shtëpisë së Kulturës “11 Tetori” në Çento.
“Për kënaqësinë e qytetarëve dhe si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer mes pushtetit qendror dhe atij vendor në 18 muajt e ardhshëm, godina e cila me dekada është lënë në mëshirën e kohës, për herë të parë do të rikonstruktohet dhe rinovohet tërësisht. “Për këtë qëllim kemi siguruar 84 milionë denarë nga programi i Qeverisë për projekte infrastrukturore në fushën e kulturës”, tha Llutkov.
Shtëpia e Kulturës e rikonstruktuar do të shtrihet në 1000 metra katrorë, do të jetë në tre nivele, do të ketë galeri, holl, tualete, skena, sallë për 180 shikues, dhoma ndihmëse, ashensor për personat me nevoja të veçanta dhe do të jetë me efikasitet energjetik.
Sipas Llutkovit, rindërtimi i qendrës kulturore do të jetë hap i rëndësishëm në rinovimin e infrastrukturës kulturore, ku në të ardhmen do të zhvillohen shfaqje teatrore, shfaqje kinemaje dhe ngjarje të tjera që do të pasurojnë jetën kulturore jo vetëm të banorëve të Çentos, por edhe të komunës së Gazi Babës.