“Esmeralda” nga Çesare Punii më 19 shkurt në Operën dhe Baletin Nacional

од admin_kult

Një nga perlat e artit klasik të baletit, “Esmeralda” e kompozitorit italian Çesare Punji, do të shfaqet në skenën e Operës dhe Baletit Nacional (OBN) më 19 shkurt, me fillim nga ora 20:00.

Historia e bukuroshes Esmeralda, e frymëzuar nga romani “Këmbana e Kishës së Virgjëreshës Mari” nga Viktor Hugo, do të shfaqet nën dirigjimin e të ftuarit nga Armenia, Eduard Ambarcumjan, me koreografi të koreografit të njohur nga Rusia, Mihail Krapivin. Skenografia dhe kostumografia janë të Zhivojin Trajanoviq dhe Lupka Ristovska, ndërsa koncert-mjeshtër është Jane Bakevski.

Primabalerina Marija Kiçevska Shokarovska do të interpretojë në rolin kryesor, Francisko Himenez Ruiz (Spanjë) në rolin e Feb, Simona Kolistrkoska do të luajë rolin e Fler de Lis, dhe rolin e Gudulës do ta luajë Sasha Evtimova, e cila këtë vit feston 25 vjet veprimtarinë artistike si balerinë e dalluar, pedagoge dhe koreografe.

Interpretojnë balerinët, solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе