Prezantimi i çmimeve vjetore tradicionale të ShShM për vitin 2024

од admin_kult

Sot në ambientet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Maqedonisë do të ndahen zyrtarisht çmimet vjetore tradicionale të Lidhjes së Shkrimtarëve të Maqedonisë për vitin 2024.

Fitues të çmimeve janë Zharko Kujunxhiski, për përmbledhjen me tregime “Tregimtar” botim i “Antolog” (çmimi “Stale Popov”, anëtarë të jurisë Liljana Pandeva, Petar Andonovski, Bllazhe Minevski); Ivan Xheparoski, për përmbledhjen me poezi “Dedikime dhe lavdërime” të botuar nga “Dialog” (çmimi “Aco Shopov”, anëtarë të jurisë: Katica Qulavkova, Gordana Mihaillova-Boshnakoska, Vllada Urosheviq); Ivan Antonovski, për librin për fëmijë “Puthjet në qiell” botim i “Edicija Svetulka” (çmimi “Vanço Nikolleski”, anëtarë të jurisë: Biljana S. Cërvenkovska, Mito Spasevski, Aleksandra Velinova); Natasha Avramovska, për përmbledhjen eseistike “Monumentet letrare” botuar nga Instituti i Letërsisë Maqedonase (Çmimi “Dimitar Mitrev”, anëtarë të jurisë: Lidija Kapushevska-Drakulevska, Dejan Trajkoski, Sande Stojçevski); Gordana Joviq-Stojkovska, për romanin “Dikur ishte një shtëpi” botim i “Slovo ljubve” (çmimi “Most”, anëtarë të jurisë: Seida Beganoviq, Tihomir Jançovski, Lejla Sherif-Emin).

Manifestimi me të cilin Shoqata e shkrimtarëve do të shënojë 78 vjet nga themelimi i saj do të pasurohet me shfaqjen e “Dobrila dhe Dorian Duet”.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе