Më 30 janar, të enjten, në Qendrën Informative Kulturore (QIK) në Shkup do të mbahet promovimi i monografisë “Fotografia bashkëkohore maqedonase 1945-2020”.
Foto- unioni thekson se monografia është vepër madhore dhe unike në llojin e saj me hyrje në zhvillimin historik dhe krijues të artit fotografik në Maqedoni. Ai paraqet përmbledhje të punës gati 80 vjeçare të autorëve anëtarë të Foto-unionit të Maqedonisë.
Në ekspozitë premierë do të shfaqen vepra autentike nga arkivi i Foto- unionit të Maqedonisë. Autorë të veprave janë Cvetko Ivanov, Bllagoja Dërnkov, Kiril Bilbilovski, Llazo Veliçkovski, Gjorgji Goga Popov, Zhivko Janevski, Bllagoja Banjanski, Aleksandar Cvetinovski, Aco Kondev, Vllado dhe Llazo Plavevski, Biljana Jurukovska, Vlladimir Todorov, Dushan Docevski, Valentin Malinov, Rade Lukoviq, Dragi Nedellçevski si dhe autorë nga brezi i ri.
Në promovim, monografia do të mund të blihet në stendën “Pylli i çuditshëm Art”.
Monografia është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.