Nesër në mbrëmje në Teatrin e Komedisë, me fillim nga ora 20:00 do të jetë premierë e shfaqjes teatrore “Rroftë Dollna Dupka”. Në shfaqjen, me skenar dhe regji të Kole Angellovskit, luajnë Zhaklina Stevkovska, Robert Ristov, Jakov Spasov dhe Goran Nikov.
Skenografia është e Ilina Angellovska, kostumet e Maria Gjorgievska, ndërsa muzika e Oliver Mitkovskit dhe Andrea Ristevskit.