Në kafenenë “Bukva” në Shkup sonte do të mbahet promovim multimedial i romanit të ri të Natali Spasovës “Mos i beso gjyshes”.
Ky është romani i katërt i Spasovës, pas “Dashuria e parë në rrugën rozë”, “Çakmak” dhe “Dy princeshat”, të cilat janë përkthyer në ukrainisht, serbisht, bullgarisht dhe anglisht. Spasova është edhe dramaturge e dramave teatrore “The visitor”, “Dreamcatcher”, “The last slav od earth” dhe “Meri dy herë”, kjo e fundit është bazuar në një kapitull nga romani i saj i ri dhe do të shfaqet në version hibrid (incizim video me lexim dramatik) në promovimin e mbrëmjes së sotme.
Botimi i romanit financohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.