Ekspozita “Dialogu përmes artit” e profesorëve të Fakultetit të Arteve të Figurativ në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” nga Shkupi dhe profesorët e Akademisë Nacionale të Arteve nga Sofja do të hapen sonte në ora 18:00 në galerinë “Akademija” në Sofje.
“Dialogu përmes artit” është ngjarja e dytë përmes së cilës Akademia Nacionale e Arteve Figurative dhe Fakulteti i Arteve Figurative Shkup në Universitetin “Shën Kirilit dhe Metodit” – Shkup vendosin një dialog të drejtpërdrejtë përmes artit.
Ekspozita përfshin rreth 60 vepra të 28 profesorëve nga Akademia Nacionale e Arteve dhe Fakulteti i Arteve Figurative pranë Universitetit të “Shën Kirilit dhe Metodit”. Punimet janë krijuar në media dhe teknika të ndryshme nga fusha e arteve figurative dhe plastike – pikturë, grafikë, libër art, ilustrim, plastikë letre, qeramikë, porcelan dhe qelq, tekstile, fotografi, video art.
Autorë janë: Ana Spasova, Angell Miov, Bedi Ibrahim, Bojana Pavllova, Vasill Kolev, Velimir Zhernovski, Vencisllav Shishkov, Georgi Jankov, Gergana Tabakova, Goce Nanevski, Elizar Milev, Emanuela Kovaç, Zdravka Vasileva, Zoran Mishe, Kapka Kanevaovski , Manja Vapcarova, Kirill Bozhkov, Krasen Troanski, Kristina Borisova, Ladisllav Cvetkovski, Lubomil Draganov, Marija Sotirovska, Nikolina Ençeva, Robert Jankullovski, Rozina Makaveeva, Svetozar Bençev dhe Sllavica Janeshlieva.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 shkurt 2025.