SEANCA E KËSHILLIT PËR GJUHËN MAQEDONASE

од admin_kult

Pas mbajtjes së seancës konstituive dhe miratimit të Rregullores së punës, Këshilli i Gjuhës Maqedonase, në përbërje prej prof. Dr Simona Gruevska-Majoska (kryetare), prof. Dr.Ilija Velev, prof. Dr. Aleksandra Gjurkova, prof. Dr. Veselinka Labroska, akademiku Marjan Markoviq, prof. Dr Mihajlo Markoviq, prof. Dr Marija Paunova, akademiken Katica Qullavkova dhe prof. Dr. Goce Cvetanovski, më 21 janar mbajti seancën e dytë, në të cilën u miratua Propozim-programi për punën e Këshillit.

Këshilli për gjuhën maqedonase funksionon vazhdimisht si organ ekspert këshillëdhënës i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe në këtë drejtim kujdeset për statusin e gjuhës maqedonase në të gjitha nivelet e jetën shoqërore dhe zbatimin konsekuent të Kushtetutës.

Në përputhje me prioritetet e programit, Këshilli do të sugjerojë mekanizma për përdorimin e vazhdueshëm të gjuhës maqedonase në të gjitha aktivitetet kulturore, sociale dhe ekonomike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе