Në skenën e Teatrit Kombëtar – Shtip në mbrëmje (17 dhjetor) në ora 19:00 do të shfaqet premierë shfaqja teatrale për fëmijë “Simfonia magjike” e autores Vesna Kusleska me regji të Nikolla Ristov.
Në shfaqje marrin pjesë Mile Vrateovski, Angjelka Nashkova, Mirko Golomeov, Stefania Mitovska, Millorad Angellov ndërsa zëri i luleve është Elena Shorova- Derbov.
Kompozitori është Ilija Qosevski, kostumet janë punuar nga Irena Kitanova Mirasçieva, koreografia është e Maria Minçeva Andonov, skenografia dhe animacionet janë të Nikolla Ristov, ndërsa dizajni është i Angjelka Nashkovës.