Për të shënuar siç duhet 150 vjetorin e Kryengritjes së Razllovecit (1876-2026), rezistenca e parë e organizuar nga kryengritësit për lirinë e popullit maqedonas, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, formoi një grup pune që duhet të inspektojë kushtet në objektin Shtëpinë Përkujtimore të Kryengritjes së Razllovecit në fshatin Razllovci, Komuna e Dellçevës.
Grupi punues i përbërë nga përfaqësues nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, nga Muzeu i Maqedonisë së Veriut dhe nga Qendra e Kulturës “Nikolla Jonkov Vapcarov” nga Dellçeva, gjatë ditës së djeshme ka bërë inspektim fillestar dhe në periudhën e ardhshme duhet të ofrojë propozim-koncept për restaurimin, rivitalizimin dhe rikonceptimin e ambientit kushtuar kryengritjes së Razllovecit, si dhe për restaurimin e tërë objektit të Shtëpisë Përkujtimore, e cila është pjesë e Qendrës për kulturës në Dellçevë.
Objekti “Shtëpia përkujtimore e kryengritjes së Razllovecit” është ndërtuar në vitin 1981 dhe është vepër e arkitektit të shquar maqedonas Georgi Konstantinovski.