“Nxënësi” titullohet shfaqja e bazuar në veprën e autorit gjerman Marius von Majerburg, me regji dhe dramaturgji nga Kirill Petreski, e cila do të shfaqet premierë sot, më 25 dhjetor, në ora 20:00 në skenën e teatrit “Vojdan Çernodrinski ” në Prilep.
Në shfaqje marrin pjesë Zoran Ivanoski, Marija Spirkoska-Ilijeska, Aleksandar Todeski, Lora Shtargo, Naum Gjorgjeski, Dimitar Paskoski, Marija Taleska dhe Ivo Jezdiq.
Skenografia është e Vlado Gjoreskit, kostumografia e Aleksandër Xhingos, ndërsa muzika e Serafim Çernit.