“Shkëlqimi” titullohet koncerti që do të mbahet sonte në orën 20:00 në Filarmoninë, me rastin e 58 vjetorit të Fakultetit të Artit Muzikor – Shkup.
Siç njoftojnë nga fakulteti, në koncert do të marrin pjesë Orkestra Simfonike e FAM, Kori i përzier “Dragan Shuplevski”, orkestra e odës “Solistët e FAM-it”, Orkestra e Instrumenteve Popullore dhe prof. Dragan Dautovski, studentë nga Departamenti i Pedagogjisë së Baletit dhe Katedres për Xhaz dhe Muzikë Popullore, ansambli i perkusionistëve, nën udhëheqjen e dirigjentëve Canev, Tatarçevski dhe Spiroski.