Filarmonia feston përvjetorin e saj me koncertin “80 Vjet – Dashuri!”

од admin_kult

Me koncertin e titulluar “80 vjet – Dashuri”, sonte (28 nëntor) me fillim nga ora 20:00, orkestra e Filarmonisë Nacionale do të festojë përvjetorin e saj – tetëdhjetë vjet nga themelimi. Programi përfshin premierën botërore të “Kukullave” të kompozitores maqedonase Ana Pandevska, si dhe Koncertin për piano dhe orkestër në A minor nga Edvard Grig dhe Simfoninë monumentale nr. 1 – “Titan” nga Gustav Maler. Si solist do të performojë pianisti ynë me karrierë të shkëlqyer ndërkombëtare – Simon Trpçeski, ndërsa koncertin do ta udhëheq kryedirigjenti i Filarmonisë – Maestro Jeruham Sharovski nga Izraeli.

Ceremonia solemne për përkujtimin e 80 vjetorit do të fillojë në ora 19:30 në hollin e Filarmonisë me performancën e korit akademik “Mirçe Acev”, i cili do të interpretojë tri kompozime nga themeluesit e Orkestrës Filarmonike të Maqedonisë – Todor Skalovski dhe Trajko Prokopiev. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë “Lenka” nga Prokopiev dhe “Rapsodi nr. 2” dhe “Humoreska maqedonase” të Skalovskit. Korin do ta dirigjoj Jasmina Gjorgjeska – Karo. Në holl do të vendoset një ekspozitë me fotografi që ndjekin vazhdimësinë historike të Filarmonisë së Maqedonisë dhe momentet më domethënëse të saj.

Koncerti solemn i Filarmonisë Nacionale do të transmetohet drejtpërdrejt nga MRT për të transmetuar festën e jubileut për një numër më të madh të audiencës në mbarë vendin tonë. Transmetimi do të pasurohet me veçori dhe përmbajtje shtesë, ndërsa në pauzë nga studio e hapur e MRT-së në hollin e Filarmonisë, shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin biseda të shkurtra dhe intervista me figura të rëndësishme të jetës muzikore të vendit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе